Për këtë arsye është bllokuar rruga tek ‘Kafet e Vogla’
Një pjesë e rrugës ‘Fehmi Agani’ sot do të jetë e bllokuar për Qarkullim sipas vendimit të DPSHP, kjo për shkak se sot mbahet evenimenti ‘Street Party Prishtina’ saktësisht tek ‘Kafet e Vogla’, shkruan Indeksonline.
Eventi fillon në orën 13:00 dhe do të zgjasë deri në orën 23:00, teksa do të vazhdojë më pas me një ‘After Party’.
Gypsy Groove, Jazzkova, D Master, Beat Movement nga Italia janë disa nga artistët që do të jenë pjesë e eventit, teksa artisti kryesorë i natës është Antigone nga Franca. /Indeksonline/