Bernard Berisha shënon 2 gola, njëri shumë i veçantë
Ka mbetur më pak se 1 muaj deri në fillimin e edicionit të ri në Premier Ligën e Rusisë.
Mesfushori Bernard Berisha që luan me skuadrën Akhmat Grozny, po kalon formë të lartë në ndeshjet përgatitore.
Ai ka shënuar 2 gola në miqësoren të cilën Akhmat e fitoi 2-1 ndaj skuadrës hungareze Vidi.
Goli i dytë ishte i veçantë pasi Berisha depërtoi mirë, kaloi edhe portierin pa problem dhe arriti të realizonte. /Indeksonline/