75 Mall Live Search
16:22 / E Diele, 23 Qershor 2019 / indeksADMonline

Emini futbollisti më i paguar në Superligë? Kjo është përgjigja e drejtorit sportiv të Dritës

Përforcimi i fundit i Dritës është sulmuesi Izair Emini.

33 vjeçari u transferua nga skuadra e Shkëndisë së Tetovës dhe tani llogaritet si një prej sulmuesve më të mirë qe kemi në Superligë. Mediumet kosovare gjatë së dielës raportuan se paga e tij mujore është mbi 4 mijë euro, e cila e bën atë një ndër futbollistët më të paguar.

Megjithatë këtë lajm e mohon drejtori sportiv i Dritës, Fisnik Kërqeli.

“Nuk është aspak e vërtetë. Pagat që ne i japim nuk janë as afër kësaj shifre. Emini nuk është futbollisti më i paguar te Drita por hyn në mesin e atyre që paguhen më mirë” ka thënë Kërqeli për Indeksonline.