Edhe pse zgjedhjet u përsëritën, partia e Erdogan-it humb Stambollin
Janë publikuar rezultatet e zgjedhjeve të përsëritura për të parin e Stambollit.
Fitues përsëri doli të jetë kandidati i Partisë Popullore Republikane-Ekre Imamoglu, ndërsa kandidati i partisë së Erdoganit, Binaly Yildirim humbi në këtë përsëritje të zgjedhjeve.
Sipas të dhënave të agjencisë shtetërore turke, AA nga 95 % të votave të numëruara, Imamoglu ka fituar 53.71 % të votave, kurse kandidati i Erdoganit, Binali Yildirim 45.38 %.
Procesi i votimit ka pak orë që ka përfunduar, ndërsa rezultatet janë bërë shpejtë të ditura./Indeksonline/