Arrestohet një person në Prishtinë, iu konfiskua një pistoletë
Gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore në çantën e krahut pronë e të dyshuarit, drejtues i automjetit, është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë me karikator të zbrazët.
Sipas raportit të policisë, pas intervisimit të të dyshuarit, me urdhër të prokurorit, lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.
Rasti në fjalë ka ndodhur në Prishtinë, gjatë orës 13:40./Indeksonline/