Policia e Kosovës kap personin e kërkuar, dërgohet në burgun e Dubravës
Në pikën kufitare në Vërmicë, në orët e mesnatës Policia e Kosovës bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata ka arrestuar një person të kërkuar.
Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Sipas këtij njoftimi i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës./Indeksonline/