Kosovare Asllani nuk ndalet, ndihmon Suedinë të kualifikohet në çerekfinale
Futbollistja shqiptare Kosovare Asllani ka vazhduar me performancat mbresëlënëse me Suedinë në Kampionatin Botëror.
Ajo ka asistuar në golin e vetëm të Suedisë në fitoren 1-0 ndaj Kanadasë, fitore e cila i çon suedezet në çerekfinale.
Asllani asistoi për Blacksteniusin në minutën e 55-të.