Mitingu i Ramës në Kukës, PD-ja ka një plan
Ashtu siç është paralajmëruar, kryeministri Edi Rama, pritet të zhvillojë ditën e sotme një takim elektoral në Kukës.
Ndërkohë, dega lokale e Partisë Demokratike i është drejtuar përmes një shkrese Komisariatit të Policisë së Shtetit, duke i kërkuar autorizim për zhvillimin e një proteste.
Sikurse shihet edhe në dokumentin më poshtë, PD ka kërkuar leje për mbajtjen e protestës në harkun kohor nga ora 14:00 deri në 22:00. Ditën e djeshme, vendodhja e takimit të Ramës u zhvendos nga qendra e qytetit veri-lindor, Sheshi Skënderbej drejt Aeoroportit të Kukësit.


Mendohet se kjo lëvizje vjen pas incidenteve dhe përplasjeve të herëpashershme midis përkrahësve të opozitës dhe forcave policore, në qytetet ku kreu i qeverisë ka zhvilluar takime elektorale, në kuadër të fushatës për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.