Rama i jep prokurën avokatit gjerman për nisjen e procesit gjyqësor ndaj publikimeve të BILD
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se i ka dhënë prokurën avokatit gjerman, Matthias Prinz për nisjen e procesit gjyqësor ndaj publikimeve të BILD.
Rama ka deklaruar se gjykatat gjermane mbete të vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes, transmeton Indeksonline.
“E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije”, shtoi Rama.
Ndryshe BILD së fundi ka publikuar disa përgjime, për të cilat pati reagime të shumta./Indeksonline/