Në hapësirën e gjelbëruar publike në Prishtinë, “bossi” parkon Range Roveri-n
Në Prishtinë mund ta parkosh veturën ku të duash dhe si të duash.
Kryeqyteti i Kosovës vazhdon të jetë vendi i kaosit, ku qytetarët veprojnë si t’ua do qejfi pa njohur ligj e rend.
Edhe ky qytetar, nuk është lodhur, ai ka parkuar veturën e tij Range Rover mbi hapësirën e gjelbëruar publike, përcjellë Indeksonline.

Gjesti i tij jo vetëm që tregon mungesë edukate e kulture, por edhe njëkohësisht dëmton pjesën e cila është e dedikuar për zbukurim./Indeksonline/
