“Të jesh e bukur, sot kushton!” Kështu thotë kryeredaktorja ikonë e Vogue Paris
Mbretëresha e modës franceze, Carine Roitfeld, e cila është cilësuar si e tillë për shkak se ka mbajtur për 10 vjet me radhë postin e kryeredaktores së revistës Vogue Paris, tregon në një intervistë për The Guardian se çfarë cilëson ajo të bukur në realitetin e sotëm, që fatkeqësisht shpaloset këndshëm me filtra nëpër rrjete sociale.
“Nuk më pëlqejnë aspak vajzat e holla që mbushin kopertinat e revistave të modës. Më pëlqejnë gratë në moshë, ato të kolmet, ato me ngjyrë”-shprehet fillimisht 64-vjeçarja.“Të jesh e bukur sot kushton, por bukuria është diçka me të cilën nuk e sheh me sy të lirë”-vijon Roitfeld, duke marrë për shembull gruan franceze, e cila nuk vendos shumë makiazh dhe vishet thjeshtë.
“Të jesh chic sot ka të bëjë me sjelljen, cilësinë e këpucës, llojin e palltos dhe mbi të gjitha, të mos jesh shumë e llustruar”– thotë ajo. “Megjithatë, besoj se të qenit chic është diçka e lindur”-shton Roitfeld.
Duket se ajo vetë mund të cilësohet si një grua chic. Siç tregon për “The Guardian”, Roitfeld e nis ditën duke pirë kafe e cigare, duke e lyer fytyrën me krem dhe sytë me rimel, si dhe duke vendosur parfum. Këtë të fundit e shikon si armën për t’u mos harruar kurrë nga të tjerët.