Rexha: Të kënaqur me fitoren por jo me lojën
Feronikeli ka fituar ndeshjen e parë të fazës parakualifikuese të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Prishtinë.
Sulmuesi i ‘Niklit’, Kastriot Rexha është shprehur i lumtur me fitoren por jo edhe me lojën e treguar.
“Jemi të kënaqur me fitore që arritëm, por jo me lojën e sotme. Na gëzon fakti që shkuam në finale të parakualifikimeve“.
“Mendoj që ndeshja jo e mire e sotme ishte mungesa e ndeshjeve miqësore, pasi që kemi mbi 40 ditë pa zhvilluar as një ndeshje“.
“Ndeshjen e radhës pritet të analizojmë kundërshtarin dhe shpresojmë në fitore”, ka thënë Rexha. /IndeksOnline/