75 Mall Live Search
12:52 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kënga ‘Kiss Kiss’ tashmë një hit, Lumi B iu tregon si të vallëzoni nën ritmet e saj!

Janë dy nga reperët më të dashur dhe më të kërkuar në vend, ndërsa edhe një herë kanë bashkuar forcat për të sjellur hitin e radhës.

Bëhet fjalë për Ledri Vula dhe Lumi B të cilën dje kanë publikuar këngën e re ‘Kiss Kiss’ e cila tashmë është kthyer në një hit veror dhe padyshim do të pushtoj çdo ambient të këtij sezoni dhe do mbes gjatë në mend, shkruan Indeksonline.

Dyshja fantastike kanë sjellur edhe një herë një këngë plot ritëm dhe adrenalinë e cila të bën të vallëzosh.

Nën ritmet e kësaj kënge ka vallëzuar edhe vet reperi, Lumi B, në një postim në Instagram reperi shit teksa shijon pafund ritmet e këngës së re.

E ashtu si Lumi nuk ka dyshime se do të vallëzojmë të gjithë këtë verë me hitin e ri ‘Kiss Kiss’./Indeksonline/

View this post on Instagram

Ai densiiiiiiiii ….#kisskiss

A post shared by Lumi B (@lumib) on