Aksident në Klinë, lëndohen katër persona
Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot te Ura e Klinës, ku janë përfshirë dy vetura.
Aksidentin e ka konfirmuar për Indeksonline, Xhevat Ibraj, zëdhënës i Policisë Rajonale të Pejës.
“Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku kanë pësuar lëndime katër persona, të cilët janë dërguar në Spitalin e Pejës”, ka thënë Ibraj.
Ndërsa në pamjet e dërguara në redaksinë e Indeksonline shihet njëra veturë, derisa është krijuar edhe një kolonë e gjatë veturash. /Indeksonline/