75 Mall Live Search
17:50 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Zv/ministri Shkodra në Gjenevë, merr pjesë në forumin ‘Crans Montana’

Ka filluar forumi i ‘Crans Montanes’ i cili këtë herë zhvillohet në Gjenevë.

Në këtë forum pjesëmarrës nga zyrtarët kosovarë është zv/ministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra. Siç shihet edhe në fotografi, Shkodrës i është bërë një mirëpritje nga themeluesi dhe drejtori i këtij forumi.

Shkodra do të përfaqësojë  vendin në këtë ‘Crans Montana’, organizatë ndërkombëtare joqeveritare e themeluar që nga viti 1986, mision i të cilit është ndërtimi një bote më të mirë.

‘Crans Monata’a organizon ngjarje disa herë në vit dhe çdoherë në të diskutohen sfidat politike, sociale, ekonomik dhe të sigurisë në përgjithësi./Indeksonline/