Të ndjekesh nga miliona njerëz, të vizitosh vendet më të bukura e të vishesh kaq pashije!
Marina Vjollca është një prej emrave më të përmendur në botën e showbizit.
Marina ishte bërë pjesë e televizionit që në moshë të re, por ndryshimet që shiheshin në pamjen e saj e bënin atë edhe më të kërkuar.
E kuruar në fytyrë dhe me linja të mira trupore, Marina vetëm sa merrte vëmendje edhe më të madhe tek publiku.
Por martesa me reperin, Getoar Selimi e bëri një emër shumë të lakuar edhe në Kosovë, që më parë nuk ishte.
Marina edhe pse braktisi televizionin dhe punën në përgjithësi, po shëtit shumë me bashkëshortin e saj.
Udhëtimet janë hobi i tyre i përbashkët, sigurisht shpesh herë në vende luksoze.
Por ajo çfarë bie në sy është shija e dobët e Marinës për t’u veshur, transmeton Indeksonline.
Në qershor, kur temperaturat janë 30 gradë, Marina në Londër vishej me mëngë të gjata, me fyt të mbyllur e me pallto të varur në duar.

Një natë tjetër ajo vishet plotë ngjyra me një gjysmë-bluzë të zezë e që tek vajzat ndryshe mund të përdoret edhe si veshje për të fjetur, aspak e “hajrit” për t’u kombinuar në një udhëtim kaq të bukur.

Por nuk mbeti me kaq, së fundi Marina gjendet në Barbados, emër ky i njohur më së shumti nga këngëtarja Rihanna.
Në fotografitë e publikuara në pishina, Marina vë në pah disa lidhëse të krahëve, një e kuqë një e zezë, kombinimi më i dobët i bërë ndonjëherë, e në fytyrë nuk i mungon as grimi.

Bluzën e mbyllur tek fyti Marina nuk harroi ta marrë me vete as në Barbados, në një vend tejet të nxehtë, e nuk i mungoi as edhe një fustan i kuq , i hapur përsëri të kombinuar me bikine ngjyrë të zezë.

E së fundi për ta dëshmuar se po dështon në zgjedhjen e veshjeve, Marina u pa me një bluzë të zezë ku gjithçka çfarë bie në sy janë kapëset e të veshjeve të brendshme, aspak e hijshme për një vajzë që ndiqet nga miliona njerëz në Instagram, pavarësisht veshjeve të poshtme që janë firmato dhe të shtrenjta.

Duke i parë të gjitha këto, Marina ka nevojë për një dizjaner afër vetes, pasi që Geti më shumë po kujdeset për pamjen e tij./Indeksonline/
