GASHI përsëri do ta “kall” Prishtinën në Sunny Hill
Festivali ‘Sunny Hill’ këtë vit do të zërë vend me datë 2, 3 dhe 4 gusht ku edhe pritet të sjell emra të njohur të muzikës botërore.
Ashtu edhe si edicionin e parë, edhe kësaj radhe, reperi i famshëm kosovar i njohur si GASHI do t’zbret në skenë, për të sjellë disa nga hitet e tij.

Kjo u konfirmua nga faqja e festivalit, por edhe Dua Lipa ka postuar një video ku shihet reperi duke folur për pjesëmarrjen e tij në Sunny Hill.
Kujtojmë që ai vitin e kaluar, dhuroi në atmosferë të jashtëzakonshme, teksa edhe dha premierë bashkëpunimin e tij me Ledri Vulën, një nga momentet më të veçanta të festivalit./Indeksonline/