75 Mall Live Search
14:41 / E Enjte, 27 Qershor 2019 / indeksADMonline

Thaçi: Më nuk do të humbim talentë të rinj për mungesë fondesh dhe përkrahje financiare

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar se është lajm shumë i mirë miratimi i harmonizimit të Ligjit për Sponsorizime në Kulturë, Rini dhe Sporte, me Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.

Thaçi shtoi se talentët e rinj nuk do të humbin më për mungesë fondesh dhe përkrahje financiare, transmeton Indeksonline.

“Sportistët, artistët dhe të rinjtë tanë do të kenë kushte më të mira dhe mundësi më të shumta për të shkëlqyer në garat vendore dhe ndërkombëtare. Ata do t’i sjellin edhe më shumë medalje Republikës së Kosovës”, shtoi tutje Thaçi./Indeksonline/