LDK kërkon që të dorëhiqet Qeveria
Lëvizja Demokratike e Kosovës në një konferencë për shtyp e ka komentuar vendimin e Gjykatë Kushtetute për vendimin rreth grupit negociator.
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani beson qw ky vendim i ka dërguar mesazh të qartë kryeministrit.
“Ky vendim i ka dhënë mesazh te qartë kryeministrit. Kompetenca e qeverisë për te zbatuar politiken e jashtme kërkon përgjegjësi shtetërore dhe përgjegjësi patriotike.”, tha Osmani duke shtuar se duke ikur nga përgjegjësitë kryeministri ka treguar që nuk është i gatshëm të udhëheq këto procese.

Tutje, ajo shtoi se vendimi i gjykatës ka rikonfirmuar secilin argument që partia e saj e ka dhënë.
Ndërsa, Avdullah Hoti u shprehë se kjo qeveri nga viti 2017-të është duke qëndruar pa legjitimitet.
“Këtë e ka thënë LDK që nga dita e parë që Kosova është dëmtuar shumë nga pazaret antikushtetuese të koalicionit PAN. Shkelje është bërë edhe me draft rezolutën që është miratuar në Qeveri që dialogu i ka kaluar presidentit”, tha Hoti.

“Nga shtatori i viti 2017 është duke qëndruar pa legjitmite pa shumicë parlamentare. Nga viti 2017 Kuvendi i Kosovës është i bllokuar. Pra kemi një qeveri qe e ka shkel kushtetutën. Pres qe ata te reagojnë sa më shpejtë”, u shprehë Hoti.
Ndërsa deputeti Driton Selmanaj tha se çdo ditë vazhdim i kësaj Qeverie, është dëmtim për vendin. Sipas LDK-së, dialogun duhet ta udhëheq vetëm një qeveri legjitime./Indeksonline/
