Parlamenti i Serbisë me grup parlamentar të miqësisë me Shqipërinë
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Fatmir Hasani ka iniciuar që të bëhet një grup parlamentar që për qëllim do të kishte miqësinë me shtetin e Shqipërisë.
Në një intervisë për ‘Beta’, Hasani tha se kjo është përpjekja e dytë që bëhet që ky grup të formohet.
Përpjekja e parë ishte bërë para një viti e gjysmë. Por nuk kishte arritur që të marrë nënshkrimet e kërkuara.
“Përpjekja e parë për të formuar një grup të tillë parlamentar ka dështuar dhe pastaj dy muaj më parë e fillova edhe një herë procedurën dhe me miratimin e kryetares së Parlamentit, Maja Gojkovic përsëri kam filluar për të mbledhur nënshkrimet.”, tha ai duke shtuar se ka arritur që të mbledh nënshkrimet e nevojshme.
“Unë jam mirënjohës për të gjithë deputetët që mbështesin formimin e këtij grupi parlamentar, i cili aktualisht ka 13 anëtarë dhe dy deputetë të tjerë kanë treguar interes për t’u bashkuar.”, u shprehë Hasani.
Sipas tij, në takimin e ardhshëm të grupit parlamentar të miqësisë me Shqipërinë, ai planifikon të ftojë ambasadorin e Shqipërisë në Serbi, Ilir Bocka, dhe në vjeshtë, është planifikuar një vizitë në parlamentin e Shqipërisë./Indeksonline/