75 Mall Live Search
20:28 / E Enjte, 27 Qershor 2019 / indeksADMonline

Një i ri shpëton vajzën dy vjeçare e cila ra nga dritarja

Një i ri nga Turqia ka bërë një gjest heroizmi, ai në momentin e fundit shpëtoj një vajzë dyvjeçare, e cila kishte rënë nga një dritare, që të mos goditej me terreni, ngjarja kishte ndodhur në Stamboll.

Vajza e vogël iu afrua dritares së shtëpisë së saj, derisa nëna e saj ishte në kuzhinë, kështu që, pa vërejtur nga nënën e saj, ajo u ofrua në dritaren e katit të dytë.

Falë djaloshit ajo nuk ka pësuar ndonjë dëm. Heroi quhet Zabaat, ai është një emigrant algjerian 17-vjeçar dhe punon në një punëtori kornizash në të njëjtën rrugë ku ndodhin ngjarja.

Për heroizmin që ai ka bërë, morri një shpërblime prej 30 eurosh./Indeksonline/