75 Mall Live Search
22:19 / E Enjte, 27 Qershor 2019 / indeksADMonline

Youtube-ri i famshëm rus bëri shqiponjën me duar në eventin e organizuar nga “Marakli t’kerreve”

Sot është mbajtur një prej ngjarjeve më të madhe të automobilizmit në Kosovë, të organizuar nga grupi i rrjetit social në Facebook “Marakli t’kerreve” dhe atij ndërkombëtar “One Life Rally”.

Disa nga këta të fundit kanë ardhur ekstra nga disa vende të ndryshme të botës. I pranishëm në event ka qenë edhe blogeri i famshëm i kanalit YouTube, Vitaly Zdorovetskiy.

Edhe pse ishte paralajmëruar që të merrte pjesë edhe e dashura e tij, Kinsley Ëolanski, e cila u bë hit gjatë ndërhyrjes në fushë në finalen e Ligës së Kampionëve në “Ëanda Metropolitano”, ajo nuk ka qenë prezente në këtë event.

Vitaly Zdorovetskiy në një moment nuk ka hezitoi që të bëjë edhe simbolin e shqiponjës me duar.

Ky gjest i tij erdhi si kërkesë e disa prej fansave në mes të turmës.

Indeksonline ju sjell disa pamje te eventit dhe momentit kur ai ka bërë shqiponjën me duar./Indeksonline/