75 Mall Live Search
22:28 / E Enjte, 27 Qershor 2019 / indeksADMonline

Shkaktoi vdekjen e vajzës pasi e mbylli në makinë për ti nxjerrë “djallin”!

Një nënë nga Kalifornia, e cila besonte tek shpirtrat e këqinj, e pësoi keq. Ajo është dënuar me burg për vrasjen e vajzës së saj tre vjece.

 Angela Phakhin, 29 vjeçe la vajzën të mbyllur në makinë për nëntë orë në një ditë kur temperaturat ishin shumë të larta.

Veprimi i saj shkaktoi vdekjen e vogëlushes Maiya në verën e vitit 2017.

Sipas zyrtarëve, nëna së bashku me të fejuarin 48 vjeç e lanë të mbyllur në makinë pasi donin të nxirrnin “djallin” nga vajza. Gjykata e ka dënuar me 25 vite burg për torturën dhe vrasjen e të miturës.