Justin Bieber publikon këngën me Chris Brown, ia kushton ish të dashurës
Justin Bieber ka publikuar projektin e ri në bashkëpunim me Chris Brown.
Projekti mban titullin “Do not Check On Me”, dhe adhuruesit e tij ishin të shpejt në reagime duke aluduar që teksti ka të bëjë me marrëdhënien e tij me Selena Gomez.
Justin ishte në një lidhje të gjatë prej disa vitesh me aktoren dhe këngëtaren Selena.
Në një nga vargjet e këngës Justin që mendohet të ia ketë dedikuar Selenës ai këndon “Mund të shkoj në mendje, por mos u shqetëso’, jo / Zemra ime është kthyer në një copë, nuk rreh më për ty, jo / Ndjenja e ngulitur, Nuk kam mungesë të gjumit, jo”.
Kujtojmë që 25 vjeçari në shtator të viti të kaluar u martua me modelen e famshme, Hailey Baldëin./Indeksonline/