Prizreni ndan grante për biznese
Komuna e Prizrenit do të bëj sot ndarjen e granteve për
përfituesit e projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin
e Ballkanit Perëndimor 2019-2020”.
Ndarja e granteve është realizuar në bashkëpunim mes Komunës së Prizrenit dhe
organizatës Help, me qëllim të përkrahjes së bizneseve të Prizrenit.
Të pranishëm në këtë aktivitet do të jenë kryetari i Komunës së Prizrenit,
Mytaher Haskuka, drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Rural,
Sevil Kazaz, drejtoresha e organizatës Help, Shqipe Breznica, si dhe
përfituesit e këtij projekti.
Ndarja e granteve do të bëhet në Sallën e Kuqe tek objekti i Administratës
Komunale.