75 Mall Live Search
12:13 / E Premte, 28 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ed Sheeran lanson ‘Beautiful People’ në bashkëpunim me Khalid

Një nga artistët më të njohur dhe më të talentuar në botë, Ed Sheeran ka bashkuar forcat me reperin, Khalid.

Dyshja e njohur kanë lansuar këngën ‘Beautiful People’  i cili është bashkëpunimi i tyre i parë.

Kënga e re do të jetë pjesë e albumit të ri të Ed Sheeran në të cilën këngëtari ka përfshirë edhe 6 bashkëpunime të tjera me këngëtarët e njohur si, Justin Bieber, Bruno Mars, Cardi B, Camila Cabello, Travis Scott dhe Ella Mai.

Albumi i ri i këngëtarit britanik pritet të lansohet me 12 korrik, ndërkohë adhuruesit mund ta shijojnë këngën e re të tij ‘Beautiful People’./Indeksonline/