Serbët brohorasin “Kosova është Serbi” në Gazimestan
Qindra serbë kanë ardhur në Gazimestan për të festuar festën e përvjetshme, Vidovdanin.

Në masa të shtuara të sigurisë, Policia e Kosovës po vëzhgon situatën ku po ndodh manifestimi.

Me këngë nacionaliste e mbishkrime serbë ku në fokus është harta e Kosovës me flamurin serb, ata po festojnë Vidovanin.
Derisa edhe po brohorasin parullën “Kosova është Serbi”, transmeton Indeksonline.

Për dallim nga vitet e kaluara, kjo festë po vjen duke u zbehur më më pak serbë.

Dhjetëra autobus kanë ardhur me serbë nga viset e ndryshme të Kosovës dhe Serbisë./Indeksonline/



