75 Mall Live Search
13:16 / E Premte, 28 Qershor 2019 / indeksADMonline

Gjuriqi-serbëve: Kosova është vendi më i mirë për ta festuar Vidovdanin

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka arritur sot në Zubin Potok ku është takuar me kryetarët e katër komunave të veriut dhe iu ka drejtuar qytetarëve me një fjalim.

Ai u ka thënë atyre se shteti serb i përkrah ata duke shtuar se Kosova është vendi më i mirë për ta festuar ‘Vidovdanin’.

“Ne nuk do të ndalim mbështetjen e njerëzve për të qëndruar në Kosovë. Shteti i Serbisë i cili është duke zbatuar 149 projekte  mbështetëse në Kosovë deri në fund të vitit kjo shifër do të rritet në mbi 350 projekte të ndryshme, të tilla si furnizimi me ujë këtu në Zubin Potok, të cilën sot po e vëmë në funksion.

Projekti si ky i ujësjellësit, i cili pas përpjekjeve shumë, mundin dhe problemet përfunduar në këtë fazë të ujësjellësit rajonal, do të vazhdojë me ndërtimin e rrjetit sekondar. Shteti i Serbisë do të mbështesë ndërtimin e rrjetit sekondar, i cili do të sigurojë jo vetëm furnizimin me ujë, por edhe një presion në burimet ujore për qytetarët e veriut të Kosovës”, theksoi Gjuriq.

MPJ i ka dhënë leje Gjuriqit që të qëndrojë në veri  të vendit, por jo edhe në pjesët tjera të territorit të Kosovës.