75 Mall Live Search
14:27 / E Premte, 28 Qershor 2019 / indeksADMonline

Sadiku, pranë transferimit në Turqi

Armando Sadiku është pranë transferimit te skuadra turke e Trabzonspor.

Mediat në Turqi shkruajnë se është gjetur akordi me bomberin e kombëtares shqiptare, ndërsa marrëveshja është afër edhe me skuadrën spanjolle të Levantes, e cila zotëron kartonin e sulmuesit.

Prej ditësh, Trabzonspor është vënë në ndjekje të Armando Sadikut dhe problemi kishte ngecur te kërkesa prej 1 milionë eurosh që kishte Levante, por tashmë duket se gjithçka po shkon drejt zgjidhjes.

Armando Sadiku në fazën e dytë të sezonit të kaluar ishte pjesë e Luganos në Zvicër i huazuar nga Levante, ndërsa tashmë duket se do ta vazhdojë karrierën e tij në futbollin turk.