75 Mall Live Search
12:02 / E Premte, 28 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kupa e Afrikës, Algjeria “trondit” Senegalin dhe kualifikohet në 1/8-at

Algjeria trondit Senegalin.

Mane, Keita e Niang e me shokë u mposhtën me rezultatin minimal 1-0 nga Alegjeria e Mahrez në 30 June Stadium në Cairo, me algjerianët që u ngjitën në krye të grupit C me pikë të plota 6 duke siguruar matematikisht kualifikimin për në fazën tjetër.

Golin që vendosi fatet e ndeshjes e realizoi Belaili në minutën e 49-të.

Po në këtë grup mori fitoren e parë Kenia që mposhti 3-2 Tanzaninë falë edhe një dygolëshi të sulmuesit Olunga. Ndërkohë në grupin B, Madagaskari preku kualifikimin me fitoren minimale 1-0 ndaj Burundit.