75 Mall Live Search
23:58 / E Premte, 28 Qershor 2019 / indeksADMonline

Këngëtari i njohur kërkon nga presidenti Trump ta ndalojë muzikën e tij nëpër fushata

Ozzy dhe Sharon Osbourne duan që Presidenti Trump të heqë dorë nga kënga e tyre “Crazy Train”, dhe të marrin përsipër ndojnë këngë tjetër.

Të dy u shprehen të zemëruar kundër përdorimit të paautorizuar të “Crazy Train”  nga Trump, përmes një videoje të cilën e publikoi të enjtën në Twitter, ku ai tallet me kandidatët kryesorë Demokratëve për vitin 2020 gjatë debatit në MSNBC, transmeton Indeksonline.

Në një deklaratë për Rolling Stone, Osbournes tha, “Bazuar në përdorimin e paautorizuar të “Crazy Train” të Ozzy Osbourne, ne po dërgojmë njoftim në fushatën Trump (ose në ndonjë fushatë tjetër) se atyre u ndalohet përdorimi i ndonjë prej muzikave të Ozzy Osbourne në reklama politike apo në çdo fushatë politike. Muzika e Ozzit nuk mund të përdoret në asnjë mënyrë pa miratime “.

Të dy madje sugjeruan disa këngë që Trump mund ti perdorte në vend të saj.

“Ndërkohë, ne kemi një sugjerim për z. Trump: ndoshta ai duhet të mirret vesh me disa nga shokët e tij nga muzika. Ndoshta Kayne West, Kid Rock ose Ted Nugent, do të lejojëne përdorimin e muzikës së tyre.” /Indeksonline/