Argjentina mposht Venezuelën, kalon në gjysmë-finale të Kupës së Amerikës
Argjentina ka arritur që të kualifikohet në gjysmë-finale të Kupës së Amerikës pasi e mposhti Venezuelën me rezultat 0:2.
Kombëtarja argjentinase kaloi në epërsi në minutën e 10-të me anë të Lautaro Martinez, transmeton Indeksonline.
Golin e dytë e shënoi Le Celso në minutën e 74-të për t’i dhënë goditjen e nokautit Venezuelës.
Pas kësaj fitore, Argjentina kalon në gjysmë-finale ku e pret Brazilin./Indeksonline/