75 Mall Live Search
16:41 / E Shtunë, 29 Qershor 2019 / indeksADMonline

A e dini kush e ka zbuluar qëruesen e patateve dhe si e ka emrin?

Kur ju dëgjoni fjalën “Rex”, çka ju vjen në mendje për gjënë e parë? Ndoshta për dinozaurin T-Rex?, apo emri i ndonjë qeni?

Por, jo, nuk po flasim për dinozaur, por për diçka tjetër. Rex e njohur si qëruese për patate është zbuluar në Zvicër.

Një ushtar zviceran e ka zbuluar këtë shpikje që sot përdoren nga kuzhinierë e amvise, gjë që ua lehtëson shumë punën, transmeton albinfo.ch.

Zvicerani Alfred Neweczerzal e zbuloi këtë, pasi ai ishte lodhur duke qëruar patate në kohën sa ishte në ushtri.