75 Mall Live Search
20:10 / E Shtunë, 29 Qershor 2019 / indeksADMonline

Përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore në Shqipëri

Të 90 KZAZ-të kanë shpërndajrë materialet zgjedhore drejt 5417 Qendrave të Votimit në të gjithë Shqipërinë.

Procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore ka përfunduar nga 53 KZAZ, ndërkohë të gjithë KZAZ-të e tjera janë drejt përfundimit të këtij procesi.

 “Përjashtim bën KZAZ numër 6 në Vaun e Dejës”, tha zëdhënësja e KQZ-së, ku për shkaqe tashmë të njohura, materialet zgjedhore u ridërguan në orët e para të ditës së sotme çka diktoi vonesën në nisjen e procesit të shpërndarjes së bazës materiale për 53 qendra të votimit të kësaj KZAZ-je.