75 Mall Live Search
20:50 / E Shtunë, 29 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kosovarja nga Kosova arrin në gjysmëfinale të Botërorit

Futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale me kombëtaren e Suedisë.

Suedia e mposhti njërin nga favoritët kryesor, Gjermaninë, me rezultat 1 – 2.

Gjermania ishin të parët që kalun në epërsi, ku në minutën e 16-të realizoi Magulli.

Megjithatë, Suedia arriti të barazojë shifrat në minutën e 22 përmes Jakonssonit. Derisa në pjesën e dytë Stina Blackstenius shënoi golin e fitores për kombëtaren suedeze.

Kosovare Asllani luajti nga minuta e parë në takimin e sotëm.

Suedia në gjysmëfinale do të përballet me Holandën. /IndeksOnline/