Rekordi i pakalueshmërisë, Van Dijk zbulon sekretin
Një sezon fantastik ai i zhvilluar nga Virgil van Dijk. Mbrojtësi që fitoi trofeun e Champions League me fanellën e Liverpool ka mbyllur sezonin pa pësuar asnjë driblim nga kundërshtarët.
Statistika mbresëlnëse që përforcojnë kandidaturën e holandezit për trofeun e “Topit të Artë”. Ndërkohë, vetë Van Dijk ka zbuluar sekretin e tij gjatë një interviste të dhënë për “Unisport”.
“Kur isha i ri, kam luajtur shumë futboll rruge 5 kundër 5. Në atë periudhë më pëlqente shumë të luaja edhe në sulm, kështu që kuptova se si mendojnë sulmuesit në situata të caktuara”, u shpreh holandezi.
“Pastaj natyrisht, ndikon edhe eksperienca e grumbulluar në nivel profesional. Mendoj se nëse dikush dëshiron të përmirësohet si mbrojtës apo si sulmues, duhet të vazhdojë të luajë rrugëve me miqtë e tij”, përfundoi ylli i Liverpool, Van Dijk.