75 Mall Live Search
10:55 / E Diele, 30 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kosova mposht bindshëm Andorrën 21-6

Kombëtarja e Kosovës në 3×3, ka shënuar fitore kundër Andorrës në ndeshjen e dytë kualifikuese për FIBA Europe Cup 2019.

Pas humbjes së thellë nga Sllovenia në ndeshjen e parë 21-8, “Dardanët” fituan bindshëm ndaj Andorrës me rezultat 21-6.

Arti Hajdari ishte basketbollisti më i mirë me 8 pikë të Kosova.

Kjo ishte hera e parë që Kombëtarja jonë morri pjesë në këto kualifikime. /Indeksonline/