75 Mall Live Search
11:11 / E Diele, 30 Qershor 2019 / indeksADMonline

Arrestohet shqiptari, rrahu serbin për pronë

Një shqiptar është arrestuar pasi pas një mosmarrëveshje rreth një prone ka rrahur një serbë në Fushë Kosovë.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit të dyshuarit i janë gjetur dhe konfiskuar një armë me një karikatorë dhe 13 fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një prone ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull-Serb shtetas i Serbisë me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Njësiti policor gjatë kontrollit në trupin e të dyshuarit ka gjet dhe konfiskuar një armë me një karikatorë dhe 13 fishekë. Lidhur me rastin janë intervistuar edhe katër persona meshkuj K-Shqiptar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.