Aksident tragjik, vdes futbollisti i Partizanit
Futbolli shqiptar ka marrë sot, një lajm shumë të trishtë, pasi në moshën 31-vjeçare është ndarë nga jeta, mbrojtësi Arbër Aliu.
Lojtari që e mbylli karrierën te Erzeni, ndëroi jetë ditën e djeshme për shkak të një aksidenti.
31-vjeçari ishte në liqen duke dalë me motor ujë dhe aty ka ndodhur aksidenti, që i mori jetën.
Ndërkohë trupi i tij është gjetur me shumë vështirësi.
Varrimi do të bëhet ditën e nesërme në orën 11:00.
Aliu në të kaluarën, ka luajtur me Partizanin U-19 dhe ekipin e parë, më pas ka firmosur me skuadra si Kamza dhe Skënderbeu, Turbina dhe Tërbuni.