75 Mall Live Search
13:42 / E Diele, 30 Qershor 2019 / indeksADMonline

Qëlloi me armë zjarri në ajër, policia arreston autorin

Qëllon me armë zjarri në ajër në orët e vona të natës në aksin rrugor Burrel -Klos, me qëllim krijimin e panikut, por arrestohet në flagrancë nga Policia.

Burimet bëjnë me dije se kanë kanë sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë TT, me të cilën dyshohet se autori ka qëlluar në ajër. Sekuestrohen 2 gëzhoja pistolete. Në pranga ka rënë shtetasi F. Ll., 28 vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Suç, Bashkia Klos.

Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Burrel-Klos, në afërsi të fshatit Shoshaj, ka qëlluar dy herë në ajër me armë zjarri. Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti të fshehur në frigorifer, armën e zjarrit Pistoletë “TT”, që dyshohet se autori ka qëlluar në ajër, shrkua tch. Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Mat, për hetime të mëtejshme.