Mblidhen liderët e vendeve, finalizojnë nominimet për pozitat kyçe të BE-së
Liderët e 28 vendeve të Bashkimit Evropian do të mblidhen sërish.
Në takimin i cili do të filloju në ora 17:00 do të prezantohen nominimet për katër pozitat kyce të BE-së, Presidenti i Këshillit Evropian, Presidenti i Komisionit Evropian, Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Presidenti i Bankës Qendrore
Detaje lidhur me këtë takim i ka sqaruar Instituti EPIK, përcjellë Indeksonline.
Në një postim në Facebook, thuhet se ky takim i samitit vjen pasi ditë më parë, liderët e 28 vendeve anëtare nuk arritën të dakordohen se kush do të janë nominimet për katër pozitat kyçe të BE-së.
“Sot nga ora 17:00, 28 liderë do të mblidhen përsëri në samitin e jashtëzakonshëm i cili synon të finalizoj diskutimet për nominimet respektive”. /Indeksonline/
