Vetura me tabela ‘Kosovska Mitrovica’ qarkullon në veri të Kosovës
Ndonëse Policia e Kosovës herë pas herë ka konfiskuar vetura pa targa në Mitrovicën e Veriut, ky problem nuk është zgjidhur plotësisht.
Serbët qarkullojnë në atë pjesë të Kosovës, madje me vetura, me targa të cilat janë përdorur para luftës në vendin tonë, shkruan Indeksonline.
Një veturë e tipit Fiat 500, është parë duke qarkulluar në një nga rrugët kryesore në veri të Mitrovicës me tabela ‘Kosovska Mitrovica’. /Indeksonline/