AAK miraton rekomandimet dhe slloganin e partisë
Mbi 600 delegatë, gjatë punimeve të Kuvendit, diskutuan për ndryshimet në statutin e Partisë, krijimin e Departamentit të Gruas, të Akademisë Politike, Kodit të Etikes dhe platformen e zhvillimit ekonomik, të cilat u votuan me shumicë votash nga 602 delegatët në Kuvend.
Kuvendi miratoi konkluzat dhe rekomandimet si dhe slloganin e Partisë, që ishte propozim i Kryetarit Ramush Haradinaj, ‘’Ne guxojmë me krijue”!
Kuvendi ka qenë pjesë e agjendes së rregullt të punës të AAK-së dhe mbahet një vit pas kuvendit të rregullt zgjedhor të Partisë.