Afrim Muçiqi: Nuk ka pas asnjë problem me viza, Prishtina ka mbërri në Gjibraltar
Prishtina ka mbërritur në Gjibraltar me gjithë ekuipazhin, pa asnjë problem.
Pavarësisht raportimeve nga mediumet kosovare në lidhje me telashet për viza, skuadra nga kryeqyteti tashmë është akomoduar në hotel.
“Nuk kemi pas asnjë problem. Kanë qenë çështje juridike të ambasadave. Ekipi tashmë ka mbërri në Gjibraltar” ka deklaruar Muçiqi për Indeksonline.
Të martën Prishtina do ta zhvilloj ndeshjen e kthimit kundër St. Joseph’s në kuadër të rrethit parakualifikues në Ligën e Evropës.
Ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ kishte përfunduar pa fitues 1-1.