75 Mall Live Search
17:53 / E Diele, 30 Qershor 2019 / indeksADMonline

Fustanin që Elvana veshi në videoklipin e fundit, Leonora Jakupi e pati shumë vite më parë!

Elvana Gjata së fundi publikoi bashkëpunimin e saj me Capital-T.

‘Fustani’ është titulli i këngës më te re, e cila e solli Elvanën sërish tek publiku shqiptarë pasi një kohë iu drejtua më shumë publikut të huaj.

Por ajo çfarë bie në sy në videoklip është mënyra e veshjes së këngëtares.

Ajo në disa skena duket mëse e zhveshur, kurse tek disa të tjera e fokusuar në fustane.

Por një fustan të cilin e mban të veshur Elvana në këtë videoklip, Leonora Jakupi e kishte të veshur para afro 10 vitesh, transmeton Indeksonline.

Sigurisht se kjo gjë nuk është aspak e këndshme për një këngëtare si Elvana, e cila mundohet që gjithnjë të jetë ‘IN’ sa i përket veshjes dhe pamjes në përgjithësi./Indeksonline/