75 Mall Live Search
18:10 / E Diele, 30 Qershor 2019 / indeksADMonline

‘Eurovision Kosova’ më një video protestuese për vendimin e EBU

Gjatë kësaj jave shtetet që janë pjesë e ‘EBU’ refuzuan ta pranojnë Kosovën në festivalin e këngës, Eurovision.

Ky vendin i ‘EBU’ u cilësua si racist dhe u kritikua mjaft në vend, transmeton Indeksonline.

‘Eurovision Kosova’ ka përgatitur një video kundër këtij vendimi.

Në video u përmenden disa nga sukseset e Kosovës, si për shembull fitimi i tri medaljeve në lojrat evropiane në Minsk.

Pastaj treguan që edhe pse nuk jemi pjesë e Eurovisionit, disa këngëtare kosovare e kanë përfaqësuar në mënyrën më të mire shtetet tjera.

Tutje, ata treguan edhe pse Kosova nuk është në Eurovision, shumë këngëtare të Kosovë janë yje botërore.

Për më shumë shikojeni videon./Indeksonline/