Plagoset një person në Burrel, afër një qendre votimesh
Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në bashkinë e Burrelit.
Sipas Top Channel, mësohet se në afërsi të Klosit, në një qendër votimesh në zonën Gurrë e Madhe ka pasur një situatë konfliktuale, ku ka mbetur i lënduar Asllan Likursi.
Edhe policia njofton se Likursi është i lënduar dhe po transportohet në spitalin e Burrelit.
Paraprakisht, dyshohet se Likursi është konfliktuar me një vëzhgues në këtë qendër votimi, ndërsa Policia dhe Prokuroria po hetojnë ngjarjen.