75 Mall Live Search
19:43 / E Diele, 30 Qershor 2019 / indeksADMonline

Të rejat e fundit nga zgjedhjet në Shqipëri, live nga vendi i ngjarjes

Në Shqipëri janë mbajtur zgjedhjet vendore në 61 bashkitë e vendit.

Ndonëse me një pjesëmarrje tejet të ulët me krahasim me vitet e tjera për shkak se në 36 bashki të vendit mazhoranca ka garuar e vetme me vetëm 1 kandidatë dhe pjesëmarrja ka qenë e ulët.

Duke nisur nga kundërshtimet e shumta të opozitës, këto zgjedhje janë mbajtur dhe ashtu si nuk pritej nuk ka pasur asnjë incident, raporton Indeksonline direkt nga Tirana.

Procesi i votimit me orar zyrtar është mbyllur që prej orës 19:00. I vetmi incident në këto zgjedhje të cilat kanë qenë të qeta ka qenë ai në qytetin e Durrësit, ku një person 53 vjeçar i armatosur është futur në një prej qendrave të votimit  dhe ka nxjerrë jashtë materialet zgjedhore.

Ai është arrestuar në kohë nga policia e shtetit dhe janë ndërmarrë masa të rrepta.

Gjithashtu një tjetër incident ka ndodhur edhe në shkollën ‘Vasil Shato’ në Tiranë, ku disa protestues nga ana e opozitës kanë protestuar në mënyrë paqësore kundër këtyre zgjedhjeve, por kemi pasur vëzhgues të shumtë nga OSBE-ja të cilët kanë ardhur herë pas here nëpër qendra te votimit për të shikuar procesin dhe pjesëmarrja deri në ora 15:00, ka qenë 15.35% pjesëmarrje e ulët në krahasim me vitet e kaluara.

Tashmë procesi pritet që të zhvendoset në vendin ku do zhvillohet numërim ii votave dhe forca të shumta të sigurisë janë vendosur përpara shkollës ‘Kosova’ që do shërbeje edhe si qendër numërimi.

Në të njëjtin vend ndodhen edhe forcat policore që do të presin materialet zgjedhore për të nisur më pas procesin e numërimit./Indeksonline/