75 Mall Live Search
20:31 / E Diele, 30 Qershor 2019 / indeksADMonline

26 vjeçarja therret me thikë, foshnja në muajin e tetë po lufton për jetë

Një foshnje lindi para kohe pasi nëna u therr me thikë dhe mori lëndime që quan në vdekjen e saj.

Kelly Marry Fauvrelle, 26 vjeçare u bë viktima e 64 e vrasjeve që po ndodhin në ‘Thortnton Heath’ pranë ‘Crydon-it’.

Foshnja e saj tetë muajshe u dërgua në spital dhe aktualisht po lufton për jetë.

Një i afërm i saj zbuloi se foshnja është djalë, por që ka pak gjasa të mbijetojë, transmeton Indeksonline.

“Gjithçka që Kelly donte ishte të ishte nënën. Kjo ishte ajo që donte. Kur zbuloi se ishte shtatzënë, u gëzua aq shumë. Ishte njeri shumë i dashur, personi më i butë dhe nëna që gjithkush do të ëndërronte”, tha tezja e Kelly-t.

Policia konfirmoi se kanë arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen.

“Detektivët që hetojnë vrasjen e një gruaje shtatzënë kanë bërë arrestimin e dytë dhe kanë bërë të ditur se viktima është Kelly Mary Vauvrelle. Të afërmit janë njoftuar për këtë”, ka thënë Scotland Yard nga policia.

Ndryshe në muajin shkurt Kelly kishte publikuar një fotografi të ultrazërit të saj ku shkroi “Nuk mund të presim që të takojmë ty”./Indeksonline/