75 Mall Live Search
23:10 / E Diele, 30 Qershor 2019 / indeksADMonline

QKUK furnizohet me perde, kaq para i kushtojnë!

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, brenda një ditë trajtim mjekësor kërkojnë pacientë të shumtë.

Kështu, ky institucion shëndetësor ditë më parë ka arritur të finalizojë kontratën e re.

Kontrata në fjalë nuk ka të bërë me barnat e listës esenciale e as me infrastrukturën e QKUK-së.

Kësaj radhe, marrëveshje është arritur për perdet e QKUK-së.

Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues “Furnizim me perde për hapësirat e Klinika- QKUK”, ka kushtuar hiç më pak se 9.265,50 euro, shkruan Indeksonline.

Vlera e parashikuar e kontratës sipas prokurimit ka qenë 9.995,00 euro.

Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik “Rolle Mont”. /Indeksonline/